I përdhunoi të bijën nga martesa e parë, shqiptari vret kunatin në Greqi: “Më helmoi vajzën”

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Volos të Greqisë, ku 50-vjeçari Fatmir Tarellari qëlloi për vdekje me pushkë kunatin e tij, pasi mësoi se 33-vjeçari i kishte përdhunuar vajzën prej 9 vitesh dhe e shantazhonte 18-vjeçaren me materiale filmike nga momenti i abuzimit seksual.

E bija 18-vjeçare, nga martesa e parë, i kishte rrëfyer Fatmir Talellarit mëngjesin e së martës (9 Janar) se 33-vjeçari Erjon Pelivani kishte abuzuar seksualisht me të që prej moshës 9 vjeçare, raportojnë mediat greke.

Gjithashtu vajza, nga martesa e parë, i ka treguar të atit se kohët e fundit viktima e shantazhonte se do t’i publikonte video dhe foto intime gjatë akteve të tij, duke i kërkuar një shumë parash.

I shokuar nga rrëfimi i së bijës, Fatmir Talellari ka marrë armën e gjahut dhe ka nxjerrë justifikim për të takuar 33-vjeçarin duke i thënë se iu ishte prishuar makina dhe kishte nevojë për ndihmë.

Autori ka treguar se është takuar me vëllain e gruas së tij të dytë pranë fabrikës AGET në zonën e Volos rreth orës 19:45 të pasdites së të martës.

Me të mbërritur në vendngjarje, pas një debati që ka pasur me të, autori e ka goditur 33-vjeçarin me tytën e pushkës në fytyrë dhe kur i riu ka tentuar t’ia heqë armën, e ka qëlluar për vdekje me një plumb të vetëm.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *