Sektori i qarkullimit rrugor në policinë e Korçës ka filluar disiplinimin e trafikut nga këmbësorët.
Vetëm në 48 orët e fundit sipas komandantit të trafikut Klajdi Shameti janë vendosur 50 masa administrative për këmbësorët të cilët nuk kanë respektuar vijat e bardha.
Në ditët e para të aksionit policia rrugore është përqendruar në zonat me më tepër trafik, por kontrolle ka pasur e ne akse të tjera të rrugëve urbane.
Masat administrative për këmbësorët që nuk respektojnë sinjalistikën variojnë nga 500-2.000 lekë. Për vjelja e këtyre gjobave policia rrugore ka qenë e detyruar të mbajë kartën e identitetit për shkelësit e qarkullimit rrugor.
Në qytetin e Korçës në të gjithë bulevardet, por dhe në rrugën hyrëse të këtij qyteti ka prani të madhe të vijave të bardha çka tregon se sektori i qarkullimit rrugor është treguar i kujdesshëm për të respektuar lëvizjen e lirë të këmbësorëve, por pavarësisht kësaj, shkelësit janë të shumtë në numër./A2CNN-Artin Halili