Pronari i një lokali në Boboshticë është arrestuar gjatë natës nga policia.
Uniformat blu bëjnë me dije se 56-vjeçari Roland Kuro kishte përshtatur lokalin e tij në Boboshticë për përdorim drogërash të forta dhe lojëra fati.
Gjatë kontrollit të policisë në banesën dhe në lokalin e 56-vjeçarit policia gjeti një shumë të konsideueshme parash, armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Në banesën e 56-vjeçarit dhe në atë të prindërve të tij, shërbimet gjetën sasi të tjera të lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë, 2 krehëra armë zjarri dhe 160 000 euro të dyshuara me burim veprimtaritë kriminale.
Në përfundim të veprimeve procedurale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: sasi lëndësh narkotike heroinë dhe kokainë, një peshore elektronike, municioni luftarak, 1 shkop bejsbolli, shuma e eurove, një laptop, valixhe me çipsa, si dhe automjeti dhe celulari i të arrestuarit.
Gjithashtu një 22-vjeçar me iniciale M.N u procedua në gjenje të liorë nga policia, pasi u kap doza kokaine në lokalin e 56-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.