Nga Drini Zeqo te mbesa e Dritëro Agollit dhe astrologia Meri Shehu, ja personazhet e parë të Big Brother

“Vëllai i madh” këtë sezon premton spektakël të vërtetë.

Ashtu siç pritej, opinionistët e Big Brother janë Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj.

Banori i parë që u fut në shtëpi është gazetari i njohur Drini Zeqo.

Pas tij u fut mbesa e shkrimtarit Dritëro Agolli, Ilnisa Agolli. Supriza për të ishte se gazetarja qenka nënë e një vajze. Ajo mori edhe një surprizë nga e bija, e cila i dërgoi një video duke i rënë pianos.

Konkurenti i tretë është astrologia Meri Shehu, e cila tha se ky vit është viti i binjakëve, ndërsa u shpreh se do të donte të gjente një të dashur.

Personazhi tjetër ishte Rike Roçi, e cila ishte hipur në një vinç dhe po ngrinte së ftohti.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *