“Vëllai i madh” këtë sezon premton spektakël të vërtetë.
Ashtu siç pritej, opinionistët e Big Brother janë Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj.
Banori i parë që u fut në shtëpi është gazetari i njohur Drini Zeqo.
Pas tij u fut mbesa e shkrimtarit Dritëro Agolli, Ilnisa Agolli. Supriza për të ishte se gazetarja qenka nënë e një vajze. Ajo mori edhe një surprizë nga e bija, e cila i dërgoi një video duke i rënë pianos.
Konkurenti i tretë është astrologia Meri Shehu, e cila tha se ky vit është viti i binjakëve, ndërsa u shpreh se do të donte të gjente një të dashur.
Personazhi tjetër ishte Rike Roçi, e cila ishte hipur në një vinç dhe po ngrinte së ftohti.