Arenc Hasalla, vëllai i së ndjerës Lirida Hasalla e cila humbi jetën në spitalin ‘Amerikan 2’ pas një ndërhyrje plastike ka telefonuar doktoreshën Rezarta Kapaj e cila operoi të motrën duke e akuzuar atë për ngjarjen e rëndë të ndodhur.
Vëllai i 28 vjeçaren, akuzoi mjeken për neglizhencë duke thënë se nuk ka parë fare kartelën mjekësore të Liridës e cila ishte me kancer.
Ndërsa mjekja e cila i kërkon të mos e bëjnë një bisedë të tillë në telefon, thotë se kjo ishte një fatkeqësi që ndodhi por thekson se e ndjera i kishte thënë se ishte shëruar nga ndërhyrja që kishte patur në Belgjikë.
Biseda telefonike mes Arenc Hasallës dhe doktoreshës që operoi të ndjerën:
Arenc Hasalla: Unë jam i vëllai i së ndjerës Irida. Më thuaj si e more kartelën e saj në dorë dhe cfarë dije ti për Iridën.
Mjekja Rezarta Kapaj: Nuk më duket e përshtatshme të flasim në telefon, nuk u takuam dot jashtë…
Arenc Hasalla: Sot kanë ardhur nga Belgjika 500 fleta ku thuhet se ka qenë me kancer
Mjekja Rezarta Kapaj: Ajo mua më ka gënjyer…
Arenc Hasalla: Për çfarë të ka gënjyer, analizat i ke bërë? Kartelën e ke parë… kush ka firmosur?
Mjekja Rezarta Kapaj: Vetë ka firmosur! Sapo erdha nga komisariati i policisë. Nuk thashë që nuk ka bërë ndërhyrje por më ka thënë se ka qenë e shëruar. Pse do ta merrja unë një të sëmurë…
Arenc Hasalla: Si i ra trombozë motrës time dhe ti nuk i kishte vendosur corapet e trombozës, isha unë aty
Mjekja Rezarta Kapaj: Ju lutem, kjo ishte një fatkeqësi
Arenc Hasalla: Ti mua do më përgjigjesh për shpirtin e motrës time, nuk i dua ato lekë. Një njeri me kanxcer nuk pranon narkozë, cfarë doktoreshe je, ku je diplomuar?!
Mjekja Rezarta Kapaj: Nuk ia kam vendosur unë narkozën por anestezisti. Ju lutem tani…