Aksident i rëndë në Pogradec, makina përplaset me motorin

Një aksident është regjistruar rreth orës 19:50 në aksin rrugor Pogradec-Qafe Pllocë.

Sipas informacioneve në aksident janë përfshirë një motomjet dhe një automjet.

Nga informacionet e para drejtuesi i motomjetit ka marrë dëmtime trupore dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit por nuk dihet saktësisht gjendja e tij.

Nga ana tjetër dyshohet se motomjeti ka goditur në pjesën e pasme automjetin dhe më pas ka humbur kontrollin.

Në vendngjarje ka mbërritur policia bashkë me grupin hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numer 1 të qytetit të Pogradecit ne afërsi të unazës. Një zonë kjo me fluks të shumtë të automjeteve.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *