Një 47-vjeçar është gjendur pa shenja jete ditën e sotme në shkallët e pallatit ku ai banonte.
Sipas informacionit të policisë bëhet me dije se trupi i pajetë i burrit është gjendur pa shenja jete, teksa dyshimet kryesore janë që ai mund të ketë vdekur për shkaqe natyrale.
Megjithatë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve.
Informacion paraprak
Më datë 05.02.2024, rreth orës 16:25, në lagjen nr. 18, Korçë, në shkallët e pallatit ku banonte, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, shtetasi J. M., rreth 47 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave.