Shpat Kasapi, duke qeshur, tregon se ka dhunuar ish të dashurën

I ftuar në “Mos i bjer me top”, Shpat Kasapi ka rrëfyer se ka dhunuar ish-të dashurën e tij, duke konfirmuar kështu lajmet që kanë qarkulluar për një denoncim të kryer nga vajza për dhunë.

Shpati, përballë Ronaldo Sharkës u shpreh se xhelozia e tepërt ka bërë të vetën. “Ka qenë një moment i caktuar. Ka qenë e vërtetë diçka, por xhelozia e tepërt e ka bërë të vetën”, duke shtuar se ka qenë “shumë i ri”, 25-26 vjeç (që s’është as i ri dhe as arsye).

Në vitin 2018, Shpati e ka konfirmuar lajmin dhe ka treguar se si ndodhi ngjarja. Në një intervistë në “Elite Zone”, ai u shpreh: “E mora në telefon dhe e pyeta: “Ku je?”. Ajo më gënjeu. Më tha: “Jam këtu”, por unë e pashë në një vend tjetër”.

Më tej shtoi:

“Reagova ashtu si do kishte reaguar një mashkull, që është mashkull. Doja ta trembja. E kisha parë dhe njëherë tjetër, por atë herë bëra sikur s’kuptova. Hera e dytë ishte e tepërt. Ajo që i bëra s’ishte asgjë, dy ose tre shpulla”, tha asokohe këngëtari dhe shtoi: “E godita kur e pashë që ishte kapur për dore me atë djalin. Normal që më kishte tradhtuar”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *