Princ Leka është sulmuar pasditen e 5 marsit nga ish-bashkeshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia
Mesohet se Princi ka shkuar per te takuar vajzen e cila jeton ne oborrin mbreteror me mamanë e saj, por aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish- vjehrrit dhe me pas me dhune fizike me sende te forta ndaj tij.
Nën kërcënimin verbal dhe fizik, princ Leka është detyruar të lagohet nga oborri mbretëror për te shmangur këtë moment të pakëndshëm që po ndodhte në sy të vajzes së tij 3 vjeçare.
Menjeherë pas kësaj përplasje fizike, Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje
Gjithashtu princi është paraqitur edhe ne ambientet e spitalit Nënë Tereza për te marrë ndihmen mjeksore shoqëruar dhe me kartën përkatëse.
Pritet seanca gjyqësore për të marr një vendim në lidhje me këte çështje.