“Shkova të takoja vajzën, Gjergj Zaharia më goditi dhe më ofendoi”, dëshmia e Princ Lekës pasi u dhunua

Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë në Komisariatin nr. 1 të Policisë së Tiranës.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se paditë janë bërë pas përplasjeve të një dite më parë, kur Princi ka shkuar të shtëpia për të takuar vajzën e tij.

Gjithashtu raportohet se Princi ka denoncuar edhe babain e ish-bashkëshortes, Gjergj Zaharia.

 Në deklaratën e tij, Leka tregon se çfarë ka ndodhur në momentin që ka shkuar për të takuar të bijën e tij. Sipas Princit, kur ka përqafuar vajzë, Gjergj Zaharia ka nisur me fjalët fyese dhe kërcënuese në drejtim të tij.

 “Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën “Murat Toptani” rezidenca familjes mbretërore Nr.6, Tiranë për të takuar vajzën time të moshës 3-vjeçare, pasi me ish-bashkëshorten shtetasen Elia Zogu jemi në proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me Shefi i administratës së Oborrit shtetasin, Syl Mulosmanaj, të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen.

Me pas unë i kam kërkuar Sylës që të më shoqëronte deri te vajza ime për ta takuar për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish-bashkëshorten.

Unë jam ngjitur siper se bashku me Sylen edhe kam gjetur vajzen time te vogel Geraldina Zogu e moshes 3 vjec e cila ka qene ne shoqerine e gjyshit te saj babit te ish bashkeshortes shtetasit Gjergj Zaharia.

Në këtë momente une kam perqafuar vajzen time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjale fyese e kërcënuese ne drejtimin tim duke me thene ti duhet te nderosh rrugen kur te me shikosh mua

Reagimi im para kesaj sitúate ka qene duke ju drejtuar Gjergjit qe te mos me ofendoj e kercenoj sidomos ne prani te vajzes edhe i kam kerkuar qe ai te largohet nga dhoma ku une po qendroja me vajzen.

Ne keto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergj Zaharia me eshte afruar duke me shtyre e goditur me shkelma tek kembet e mia. Reagimi im ka qene vetem mbrojtes por Gjergji ka vazhduar duke me goditur edhe me ka grisur xhupin si edhe ka marre edhe nje sende te forte(statuj druri) me të cilin më ka goditur’

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *