Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë, teksa një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 6 të qytetit, ku raportohet se viktima jetonte i vetëm në banesë.
Sipas policisë, nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.03.2024, rreth orës 13:20, në lagjen nr. 6, Korçë, në banesën ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë shtetasi N. I., rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.