Aksident i frikshëm në Tepelenë, 4 persona humbin jetën, 3 të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë tragjik u mori jetën katër personave mbrëmjen e sotme në Tepelenë.

Ka qenë drejtuesi i automjetit “Benz” ai që ka humbur kontrollin duke dalë në korsinë e kundërt dhe duke u përplasur me automjetin “Toyota Yaris”.

Në aksident është përfshirë edhe drejtuesi i mjetit “BMW” që ndodhej pas tij.

Policia ka njoftuar se si pasojë e aksidentit humbën jetën Riza Astrit Rapaj 42 vjeç; Lavdosh Bega 62 vjeç; Lefteri Bega 57 vjeç dhe Afërdita Meta 85 vjeç. Teksa të plagosurit rëndë janë Jani Meta, rreth 60 vjeç dhe Lavdie Ismail Meta, 63 vjeç. Gjithashtu raportohet për tre të tjerë të plagosur lehtë.

Në makinën gri, tip “Toyota” ishin brenda 5 persona, kur u shtyp nga dy makinat e tjera. Tre prej tyre kanë mbetur të vdekur, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje të rëndë. Nga ana tjetwr, në makinën e zezë, tip “Benz”, ka mbetur i vdekur shoferi, 42-vjeçari Riza Astrit Rapaj, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *