Katër të rinj i kanë vënë flakën dy makinave në qytetin e Korçës, ku njëra ndodhej në lagjen numër katër dhe tjetra në lagjen nr 14.
Të rinjtë u identifikuan përmes kamerave edhe pse kishin vendosur kapuça dhe janë vënë në prangat e policisë.
Ndërkohë, gjyshja e djalit që iu dogj makina, u shpreh se i nipi disa ditë më parë ishte zënë me disa djem të tjerë, por arsyen nuk e di. Ata u njoftuan nga komshija për djegien e makinës, pasi të gjithë kishin rënë të flinin gjumë, tregoi e moshuara.
Policia njoftoi se shkak për këtë ngjarje dyshohet se është një konflikt për motive të dobëta që kanë pasur me dy shtetas të tjerë para dy javësh.
Njoftimi i policisë:
Dogjën me zjarr 2 automjete, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia identifikon dhe shoqëron 4 autorët e dyshuar të ngjarjes.
Më datë 19.03.2024, rreth orës 02:00, në lagjet nr. 4 dhe 14, Korçë, ka rënë zjarr në automjetet e shtetasve G. C., dhe J. G., ku si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet e para hetimore u identifikuan autorët e dyshuar të ngjarjes. Konkretisht shtetasi K. Sh., 18 vjeç; dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet të kenë djegur automjetet pas një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur rreth dy javë më parë, me pronarët e automjeteve G. C. dhe J. G.
Në ambientin e Komisariatit ndodhen të shoqëruar 4 autorët e dyshuar të ngjarjes, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje