Opinioni publik shqiptar u trondit edhe një herë tjetër nga vepra makabre e nënës 42-vjeçare në Tapizë, Leta Koçi, e cila hodhi në lumë fëmijën e saj të sapolindur.
Aktualisht, autorja e kësaj ngjarjeje të rëndë ndodhet nën arrest në ambientet e Spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, ku po merr ndihmën mjekësore, pasi lindja e saj nuk u ndoq nga një mjek profesionist. Në lidhje me ngjarjen, gazetarja Dorjana Bezat ka dhënë detaje në “Shqipëria LIVE”, teksa tha se 42-vjeçarja pretendon se nuk e ditne që ishte shtatzënë.
“Të gjitha dyshimet i kanë tek nëna. Në shtëpi jetojnë edhe familje të tjera. Ishte një vilë ku jetonin dhe vëllezërit e bashkëshortit të gruas. Ajo në shtëpinë e saj kishte vetëm dy vajzat e vogla, pasi fëmijët e tjerë ishin të rritur dhe kishin emigruar. As fqinjët nuk kanë patur dyshime se ajo ishte shtatzënë. Ajo kishte një stil veshje që vishej me rroba të gjera dhe e fshihte kështu. Bashkëshorti duhe ta dinte sespe e ka parë në kushte të tjera pa ato veshje. Gruaja ka deklaruar ka dyshuar për menopauzë shenjat që ka marrë për shtatzanaia dhe se nuk e dinte. Ajo tha se ka ndjerë dhimbje barku dhe ka shkuar në tualet. Aty tha se ka kuptuar se ishte shtatzënë. Pasi fëmija ka ardhur në jetë, ajo tha që si diçka që nuk më përkiste e hodha në lumë me mbeturinat e tjera. Ka deklaruar se të gjitha veprimet i ka kryer vetë, pa ndihmën e askujt dhe kur ëhstë ndjerë keq ka marrë motrën në telefon.”- tha gazetarja.