Akuzat për ngacmim seksual, vëllai i Egla Cenos flet për herë të parë: Më ka përkrah

Mëngjesin e kësaj të mërkure ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” vëllai i Egla Cenos, Beso Ceno. Në një lidhje “Skype”, ai foli për herë të parë për lojën e motrës së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Por jo vetëm kaq, pasi Beso u ndal gjithashtu edhe tek akuzat e Eglës për ngacmimin seksual kundër Saimir Kodrës.

Lidhur me akuzat kundër Saimir Kodrës dhe deklaratat e Eglës, Beso u shpreh:

“Nuk isha në dijeni të kësaj, kam parë shumë pak video. Sepse jam deri vonë në darkë i zënë. Unë personalisht jam një djalë i larguar herët nga Shqipëria. Jam pak tradicional, më shumë se rinia ime. I mbështes shumë kauzat e femrave, edhe për shkak të Eglës. Kam mësuar shumë prej saj. Duhet të kesh informacione para mbi të tilla gjëra dhe nuk mund të flas shumë. Ajo do të më ketë përkrahë, do i qëndroj gjithmonë pranë. Këto janë tema që prekin gjithë shoqërinë tonë”.

I pyetur nëse ka qenë dakord me vendimin e saj për të hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Beso Ceno u shpreh:
“Unë jam një ndër mbështetësit më të mëdhenj të saj, ajo shpesh kërkon dhe mendim nga unë. Eglës i pëlqejnë sfidat, nuk tërhiqet kurrë. Kjo është diçka ndryshe nga çfarë bën në jetën e saj. Kjo është dhe arsyeja pse vendosi të hynte”.
Ndërsa duke folur për lojën e Eglës në BB VIP3, Beso tha:
“Nuk jam një ndjekës i rregullt i programit, mundohem të shoh ‘prime-t’ sepse më pëlqen kur shoh Eglën. Po i jep shumë atij programi, ka krijuar ndjekësit e vet. Ka njerëz që mund të mos e pëlqejnë, por nëse nuk do të ishin këta njerëz, nuk do të ishim këto që jemi. Para se të futej thonim që nuk do të rezistonte dot aty, mbase vetëm 2 javë. Unë e di që ajo është një shpirt luftarak, nuk dorëzohet kurrë. E shoh fituese”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *