Pas 48 orësh është rihapur qarkullimi në pikat kufitare me Greqinë. Pas normalizimit të punës në dogana raportohet se në Kapshticë janë krijuar radhë kilometrike të kamionëve.
Radha ka arritur deri në 3 kilometra, ndërsa një nga drejtuesit shprehet se pret aty që prej orës 03:00 të mëngjesit. Këto vonesa shkaktohen nga fluksi i lartë, por edhe kryerja e procedurës së skanimit për çdo mjet transporti.
Katër pikat kufitare të Kakavijës, Kapshticës, Tre Urat e Qafë-Botës u mbyllën për shkak të grave të zhvilluara për kushte më të mira pune, paga më të larta e shtim personeli.