Çiljeta flet për herë të parë për babain e Fernandos: Ka patur 4 gra të ndryshme me të cilat ka fëmijë

Elsa Lila dhe Çiljeta si kurrë më parë kanë folur për mëmësinë dhe ish-partneret e tyre.

Të dyja kanë thënë se i kanë rritur vetë fëmijët dhe pavarësisht vështirësive, ato nuk dëshironin që dikush tjetër t’i rriste ato në vendin e tyre.

Çiljeta ka thënë se si ajo dhe djali i saj kanë lindur në të njëjtën ditë, ku ajo gjithashtu ka filmuar edhe momentin e lindjes së djalit.

Ndërsa për herë të parë Çiljeta ka folur për babain e djalit të saj. Ajo ka thënë se ai ka pasur 4 gra të ndryshme në jetën e tij dhe ka fëmijë të tjerë.

“Mezi pres t’i mbledh këtë verë motrat dhe vëllezërit e Fernandos. Do të marr një shtëpi të madhe me qera për të mbledhur të gjithë. Babai i Fernandos ka pasur 4 gra të ndryshme në jetën e tij me të cilat ka bërë fëmijë”, ka rrëfyer Çiljeta.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *