Nga Elton Qyno
Prokuroria e Korçës ka caktuar dhe i ka lënë detyra, një laboratori shkencor në Vienë të Austrisë, për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore, me qëllim nxjerjen e konkluzjoneve mjekësore, që kanë sjellë vdekjen e Antonio Karafilit në Voskopojë të Korçës.
Vdekja e 17-vjeçarit Kafili ndodhi në 14 qershor 2018, ku në rrethana të mistershme, i riu është gjetur i pajetë në një pemë në Voskopjë.
Në momentin kur është gjetur, trupi i viktimës ishte në një skenë kriminale që të jepte përshtypjen se 17-vjeçari kishte kryer vetëvrasje.
Por nga ana tjetër këmbët e tij ishin në tokë. Ky detaj ka ngritur dyshime të forta se i riu është mbytur dhe më pas iskenuar një situatë vetëvrasje.
Për ti dhënë zgjidhje kësaj enigma që prej 8 vite po torturon familjen e Antoni Karafilit, prokuroria e Korçës, ka kërkuar disa herë kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjorë nga ekspertët shqiptarë, të cilët kanë qënë të pamundur të dalin në konkluzjon.
Nisur nga kjo situatë, Prokuroria e Korçës ka kërkuar ndihmë për ekzaminim mjeko-ligjor në disa laboratorë shencorë në Evropë, ku aktualisht ekspertiza është çuar dhe pranuar në një Institut të Mjekësisë-Ligjore në Vienë të Austrisë.
Mjekët e këtij instituti pritet që në ditët në vijim të dalin me një konkluzjon përfundimtar, lidhur me qartësimin e situatës nëse Antonio Karafili është vrarë apo vetëvrarë.
Gati tre vite më parë Gjykata e Korçës, për këtë çështje vendosi të kthejë për rihetim çështjen penale, duke urdhëruar prokurorinë të kryejë një seri detyrash që do vlenin për qartësimin e rastit konkret.
Gjykata ka argumentuar se viktima Antonio Karafili është gjetur i pajetë me këmbë në tokë dhe jo të varura në ajër, siç mund të ndodhë në një skenë tipike varjeje.
Sipas dosjes hetimore, personi që e pa për herë të fundit në jetë Antonion në datën 14 qershor 2018, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, 17 vjec nga Korça.
Ajo tregon, se atë ditë rreth orës 17:00 janë takuar me xhaxhain e saj dhe djalin e xhaxhait, për të s’qaruar një sherr mes këtyre të fundit dhe Antonios.
Debati u mbyll dhe Antonio e Kejsi shkuan në Voskopojë, tek lokali i prindërve të Antonios, “Taverna Mishel”.
Në këtë moment, Kejsi kujton se Antonio i bëri skena xhelozie, duke hedhur dyshime se ajo kishte një lidhje tjetër.
Ata u ndanë dhe rreth orës 20:00 të mbrëmjes Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë.
Në këtë pikë e ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregon me detaje, sesi u njoftua nga e dashura e djalit, se Antonio ishte vetëvrarë dhe ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë.
Familjarët dyshojnë se djali i tyre nuk është vetëvarur, por është vrarë. Kjo për shkak se lartësia e pemës me tokën ishte e shkurtër dhe se viktima është gjetur nga nëna e tij me këmbë në tokë dhe jo të varura në ajër.