U dënua dy javë më parë, lirohet nga burgu Alda Klosi

Lirohet nga qelia Alda Klosi, ish zyrtarja e Ministrisë së Financave. Klosi ka përfunduar dënimin me 2 vjet e 6 muaj të dhënë nga gjykata, që nga gjykimi i shkurtuar u ul në 20 muaj.

Ndërkohë pas lirimit ajo do të qëndrojë në “arrest shtëpie” për llogari të akuzën e dytë të “pastrimit të parave”,  derisa prokuroria të vendosë pas afatit që i la gjykata.

Klosi u arrestua në shkurt të 2021, pasi denoncoi pastruesen se i kishte vjedhur para.

Në banesën e pastrueses së saj u gjet një shumë parash prej 500 mijë eurosh, të cilat Klosi nuk i justifikonte me burime të ligjshme.

Gjykata po ashtu dënoi me 7 vite burg, pastruesen Rozeta Dobi dhe me 5 vite djalin e saj, Havier Dobi. Të tre të dënuarit përfituannga gjykimi i shkurtuar, duke bërë që dënimi t’i ulet me 1/3. Si rezultat ish zyrtarja u lirua, pastruesja do të bëjë 4.8 vite burg, ndërsa djali i saj 3 vite burg.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *