Ditën e sotme është arrestuar vëllai i deputetit të PS-së në Lezhë, Armando Ndreca. 32-vjeçari Armando Ndreca i cili është vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca u arrestua në fshatin Kashnjet pasi u kap duke kultivuar lëndë narkotike. Ndërkohë është publikuar edhe fotoja e vëllait të dëoutetit i cili i arrestua për drogë.
Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se gjatë operacionit anti-drogë në Kashnjet u zbulua një stan i cili ishte përshtatur për të kultivuar bimë narkotike. Përveç arrestimit të 32-vjeçarit bëhet me dije se janë arrestuar edhe dy bashkëpunëtorë e tij 27-vjeçari Armel Nikdukaj dhe 28-vjeçari Elvis Shpellzai. Më tej në njoftim thuhet se në stanin e përshtatur për kultivimin e drogës ishin instaluar llamba të cilat ishin me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike.
Policia ka publikuar pamje nga arrestimi i treafikuesve ndërsa ka shtuar se janë sekuestruar 2973 bimë narkotike, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë. Kontrolle janë kryer edhe në banesën e të arrestuarve ku janë gjetur 3 armë të ftohta dhe 1 maskë.