Një 60-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është dëmtuar nga traktori, i cili ishte përmbysur gjatë kohës që ishte duke punuar.
Policia bën me dije se 60-vjeçari është dërguar nga familjarët e tij, në urgjencën e spitalit të Korçës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
“Paraditen e sotme, në urgjencën e spitalit të Korçës, është dërguar nga familjarët e tij, për të marrë mjekim, shtetasi V. I., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka qenë duke punuar me mjet bujqësor (traktor), i cili aksidentalisht është përmbysur dhe për pasojë 60-vjeçari është dëmtuar”, njofton policia.