Do të rritet pensioni dhe mosha e përfitimit? Çfarë do të ndodhë me reformën e re për pensionistët

Shqipëria duket se ka nevojë të domosdoshme për një reformë të re pensionesh, e cila duhet të sigurojë qëndrueshmërinë e skemës dhe të ardhura më të mira për moshën e tretë. Dy ditë më parë, Banka Botërore, e cila në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, ka nisur punën për rishikimin e skemës, ka bërë me dije se do të merren parasysh 4 fusha kryesore që do ta bëjnë atë më të qëndrueshme. Pavarësisht ndërhyrjeve të bëra në vitin 2015, skema e pensioneve ende nuk ka arritur në nivelin që të ardhurat nga kontributet, të barazohet me shpenzimet, duke bërë që çdo vit të kërkojë shuma të konsiderueshme subvencioni nga buxheti i shtetit.

Po ashtu, rritja e pagës minimale në shkallë vendi në 40 mijë lekë në muaj, çka rriti edhe kontributet që derdhin të punësuarit si dhe rritja së pagës maksimale për efekt kontributesh apo pagave në tërësi në sektorin publik, sërish nuk eliminuan vështirësitë financiare. Nga ana tjetër rritja e trendit emigrues të fuqisë punëtore, është kthyer në shqetësim serioz për këtë skemë. Ndërhyrja e dytë e qeverisë, synon që të adresojë të gjitha këto problematika dhe ta bëjë skemën më të qëndrueshme, duke garantuar edhe të ardhura më dinjitoze për pensionistët e ardhshëm.

Kështu, “SCAN TV” ka siguruar disa detaje se ku synohet të ndërhyhet. Një nga këto është indeksimi i pensioneve, ku aktualisht merret në konsideratë inflacioni i shportës. Një nga diskutimet që po bëhet me Bankën Botërore është nëse do duhet të merret i njëjti inflacion për gjithë gamën e pensioneve, apo do duhet të merret në bazë të një niveli të caktuar dhe më pas të shpërndahet në pjesën tjetër. Pjesë e reformës së re do të jenë edhe saktësimet lidhur me rezidencën dhe jo rezidencën e pensionistëve, kompensimet e energjisë elektrike, ushqimeve apo shpenzimeve te tjera.

Në fokus të ndërhyrjeve do të jetë edhe mosha e daljes në pension referuar projeksioneve qe janë bërë nga reforma e vitit 2014, si dhe do të preken edhe pensionet suplementare. Reforma do të marre në konsideratë zhvillimet e dekadës së fundit qe lidhen me demografinë në Shqipëri, jetëgjatësinë, raportin kontribuues- përfitues, ne mënyrë që këto ndërhyje të reflektohen si ne qëndrueshmëri të skemës ashtu edhe në shpërndarje më të drejtë të mbështetjes për këtë kategori.

Ministri Mete flet për rritjen e pagave

Por të moshuarit nuk janë të vetmit që i presin lajme të mira, pasi edhe administrata shtetërore do të ketë rritje page. Ka qenë Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, i cili ditën e djeshme gjate aktivitetit kushtuar Javës Globale të Parasë, u shpreh se me rritjen e pagave që do bëhet në qershor, sektori i arsimit merr mbështetjen më të madhe nga të gjithë sektorët e tjerë, me afro 110 mln euro që shkojnë vetëm për pagat në sistemin arsimor.

“Me rritjen e pagave që do bëhet në qershor, sektori i arsimit merr mbështetjen më të madhe nga të gjithë sektorët e tjerë, me afro 110 mln euro që shkojnë vetëm për pagat në sistemin arsimor. Rritja kumulative vetëm në 2 vitet e fundit shkon nga 35% deri në 60% për mësuesit”, deklaroi ai. Ndërkohë sipas ministrit, kjo përkthehet në një edukim më cilësor që është investim për ne në kapitalin njerëzor të të rinjve dhe të qytetarëve të ardhshëm nesër të Shqipërisë.

“Së dyti, një nga ato që po diskutojmë dhe tani jemi në një moment të mirë ekonomik, që ta përkthejmë edhe në rishpërndarje dhe mirëqenie të shtuar për qytetarët, është që të kemi dy lehtësime të targetuara për të rinjtë dhe fëmijët, që do të thotë, nëse një i ri deri në moshën 29 vjeç do të punësohet ne do t’i lejojmë që të ketë zbritje nga detyrimi tatimor, vetëm për shkak të moshës, në mënyrë që të nxisim punësimin e tyre, ashtu siç do të lejojmë zbritje të posaçme nga detyrimi tatimor për fëmijët në kujdestari nën moshën 18 vjeç, sepse sigurisht që dikush që merr të ardhura dhe ka 1, apo dy fëmijë në ngarkim, nuk është në të njëjtat pozita me dikë që i merr ato të ardhura dhe nuk ka fëmijë në ngarkim”, u shpreh ai.

Po ashtu, ministri Mete njoftoi se së shpejti do të prezantohet paketa fiskale me lehtësi për tatimin mbi pagën e të rinjve, dhe PRINDËRIT ME fëmijë nën 18 vjeç. “Së dyti, një nga ato që po diskutojmë dhe tani jemi në një moment të mirë ekonomik, që ta përkthejmë edhe në rishpërndarje dhe mirëqenie të shtuar për qytetarët, është që të kemi dy lehtësime të targetuara për të rinjtë dhe fëmijët, që do të thotë, nëse një i ri deri në moshën 29 vjeç do të punësohet ne do t’i lejojmë që të ketë zbritje nga detyrimi tatimor, vetëm për shkak të moshës, në mënyrë që të nxisim punësimin e tyre, ashtu siç do të lejojmë zbritje të posaçme nga detyrimi tatimor për fëmijët në kujdestari nën moshën 18 vjeç, sepse sigurisht që dikush që merr të ardhura dhe ka 1, apo dy fëmijë në ngarkim, nuk është në të njëjtat pozita me dikë që i merr ato të ardhura dhe nuk ka fëmijë në ngarkim”, nënvizoi Mete.

Tatimi mbi të ardhurat

Ndërkaq bëhet e ditur se aktualisht Ministria e Financa po diskuton edhe për rritjen e pragut të pagave që paguajnë 23% tatim, nga mbi 200 mijë lekë që është aktualisht për ta çuar në 250 mijë lekë. I pranishëm në takim me të rinjtë, guvernatori Gent Sejko, e vuri theksin tek informimi i saktë i të rinjve dhe jo vetëm që të mos bien pre e mashtrimeve online. Për të rritur edukimin financiar Banka e Shqipërisë ka miratuar strategjinë 2024-2026, ku synohet që edukimi të nisë që në 9-vjeçare me orë mësimore për kursimin, të vijohet me një tekst të ri për gjimnazet mbi financat personale dhe me leksione në universitete për bankat, financat dhe ekonominë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *