Krios Beqaraj, mjeku specializant ortoped është ndarë këtë të enjte nga jeta në një moshë shumë të re.
Lajmi është konfirmuar nga Spitali i Traumës, i cili në reagim shpreh ngushëllime për familjarët, ndërsa nuk bën të ditur shkakun e vdekjes së mjekut.
“Spitali Universitar i Traumës i shpreh ngushëllime familjes së Krios Beqaraj mjekut specializant Ortoped, në Shërbimin e Ortopedisë klinika e parë, për ndarjen nga jeta në moshë të re, pas përpjekjesh dhe dëshirës për të jetuar dhe ushtruar profesionin e tij, të cilit ditën e sotme ju dha lamtumira për në banesën e fundit. Ngushëllime familjes”,-shkruhet në faqen zyrtare në Facebook.