Në moshë shumë të re, ndahet nga jeta mjeku ortoped në spitalin e Traumës

Krios Beqaraj, mjeku specializant ortoped është ndarë këtë të enjte nga jeta në një moshë shumë të re.

Lajmi është konfirmuar nga Spitali i Traumës, i cili në reagim shpreh ngushëllime për familjarët, ndërsa nuk bën të ditur shkakun e vdekjes së mjekut.

“Spitali Universitar i Traumës i shpreh ngushëllime familjes së Krios Beqaraj mjekut specializant Ortoped, në Shërbimin e Ortopedisë klinika e parë, për ndarjen nga jeta në moshë të re, pas përpjekjesh dhe dëshirës për të jetuar dhe ushtruar  profesionin e tij, të cilit ditën e sotme ju dha lamtumira për në banesën e fundit. Ngushëllime familjes”,-shkruhet në faqen zyrtare në Facebook.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *