Një shpërthim bombe ndodhi ditën e djeshme në Stamboll, ku mbetën të vrarë 8 persona dhe të plagosur 88 të tjerë.
Mes shumë njerëzve, një kilometër larg vendngjarjes, ka qenë edhe këngëtari i njohur shqiptar, Gena, me bashkëshorten e tij. Ata kishin planifikuar dje të shëtisnin në sheshin “Taksim”, por fatmirësisht ndërruan itinerar.
Në një lidhje me Skype për “Aldo Morning Show”, këngëtari ka treguar gjithçka, duke u ndalur edhe tek gjendja aktuale në Stamboll.
“E kam një kilometër larg nga këtu dhe një ditë më përpara neve në mbrëmje kishim dalë me nusen për të bërë shopping. Dhe do dilnim përsëri edhe dje, në të njëjtën orë, domethënë nga ora 4 kur ka ndodhur ajo. Shyqyr Zoti na ka adresuar diku tjetër.
Gjendja këtu nuk ndihet se ka një jetë normale, por ajo që ka ndodhur aty i përket asaj zone dhe jeta vazhdon si zakonisht si në çdo vend këtu”, u shpreh Gena