Pas intervistës së bujshme, “Doktori” rikthehet në ekran

Gentian Pjetri ose i njohur ndryshe me pseudonimin Doktor i “Fiks Fare”, së shpejti do ta shohim sërish në ekran pas një shkëputje të gjatë nga bota e televizionit.

Tashmë Doktorin do ta shohim në “Syri Tv”, në emisionin e mëngjesit përkrah Flavio Qarrit. Ai do të shoqërojë moderatorin në rubrikën ‘Calling Flavio’, duke dhënë komente edhe për temën e ditës.

Ky lajm vjen pak ditë pasi Gentian Pjetri dha një interviste emocionuse, ku foli për jetën e tij, largimin nga Top Channel, si dhe problemet shëndetësore që ka kaluar gjatë periudhës së shkëputjes nga televizioni.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *