Një ngjarje e rëndë ndodhi në Itali dy ditë më parë ku një i ri shqiptar, vetëm 21 vjeç plagosi gruan e tij dhe më pas i dha fund jetës së tij.
Ngjarja dnodhi në Bari ku Oltjon Sallaku jetonte bashkë me partneren marokene Lamia Elamri, 18 vjeç. Ata ishin prindër të një vajze dy vjeçare e cila në ato momente po qëndronte në shtëpinë e gjyshes.
18-vjeçarja marokene u qëllua me ar më në gjoks dhe duke menduar se i kishte marrë jetën, Sallaku qëlloi më pas veten në kokë.
Oltjoni punonte si shtrues pllakash në Bari dhe cilësohet nga të gjithë si një djalë i mirë. Një mik i tij tregon se e ka takuar pak para krimit të rëndë dhe dukej i qetë, madje kanë bërë dhe shaka.
Çfarë ndodhi kur ai hyri në shtëpi? Dhe pse ai që përshkruhet si një djalë i mirë kishte një arm ë? Ka ende shumë pyetje që duhet të marrin përgjigje. Puna e hetuesve vijon për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.