“Sillu sikur je nëna ime”, 10 vjeçari po ndiqej nga një grua, i kërkon shitëses ta shpëtojë

Një 10 vjeçar ia ka dalë të shpëtojë nga një grua që e ndiqte, duke i kërkuar një shitëseje që të shtirej si nëna e tij.
Video është bërë virale në rrjetet sociale ndërsa shihet gruaja që e ndjek dhe se si vogëlushi arrin të shpëtojë.

Sammy Green po kthehej nga shkolla, ndërsa vuri re se një grua po ndiqte përgjatë gjithë rrugës.

Ndërsa po ecte, ai ndaloi në dyqanin e preferuar të tij në lagje Dani Bee Funky dhe i kërkoi ndihmë shitëses.

Për fat të mirë, shitësja e ka ndihmuar dhe i ka mbyllur derën gruas. E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së dyqanit.
Vogëlushi tha se ajo po e pyeste “Ku e ke mamin, a do të të blej lodra. A do vish me mua se do të ble çfarë të duash ti?”
Pasi u bë publike, autoritetet kanë gjetur gruan dhe ajo po trajtohet për probleme me shëndetin mendor.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *