Rreshjet e para të dëborës kanë zbardhur Qafën e Thores në zonën e Thethit.
Moti i keq ka sjellë rreshje të shumta shiu gjatë orëve të fundit, duke krijuar edhe problematika të shumta, kryesisht në trafik.
Por në Qafë Thore të Thethit termometri shënon 4 gradë celcius.
“Këtë vit dëbora e parë filloi në Qafë Thore ku temperatura shënon 4 °C. Qarkullimi kryhet pa probleme mjetet dhe punëtorët janë në terren, në gadishmëri për çdo situatë”, bën me dije ARRSH.