Reshjet e dendura të shiut nuk ndalojnë, bashkia Vlorë thirrje qytetarëve: Mos parkoni në këto zona

Vendi ynë prej mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga reshje shiu jo shumë të zakonshme dhe kjo ka sjellë përmbytjen e disa qyteteve dhe zonave përreth në të gjithë vendin.
16 shkolla janë mbyllur, dy persona kanë humbur pasi janë marrë nga rrjedha e ujiit në Bogë dhe dëme nga përmbytjet raportohen në shumë qytete.
Ndërkohë dy tragete që u nisën nga Brindisi dhe kanë në toral 230 pasagjerë, mbërritën pas 7 orësh lundrim në Vlorë. Por, tashmë, pasagjerët do të duhet të presin në Radë pasi rrezikojnë përplasjen me kalatën e Portit të Vlorës.

Autoritetet shqiptare kanë ndaluar lundrimin në det për të gjitha mjetet ndërkohë që tragetet janë nisur me vonese nga Durrësi.

Nga ana tjetër të shmangur ndonjë incident, Bashkia Vlorë njofton banorët që të marrin masa dhe të mos parkojnë automjetet në zonat risk dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

NJOFTIMI I BASHKISË:

Të dashur qytetarë! Instituti i Gjeoshkencave dhe Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, informojnë se Qarku i Vlorës ka hyrë në zonën me risk, ku parashikohen reshje shiu me intensitet të lartë gjatë dites . ju bëjmë thirrje të mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë, në veçanti te “Albano&Romina”, Biblioteka Publike, në “Skelë” te dykalimshi, etj. Grupet tona do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.

Ditën e sotme, moti i keq ka përfshirë vendin, kryesisht Veriun e Shqipërisë. Rrugë të përmbytura dhe të dëmtuara është situata e orëve të fundit në vend. Lezha dhe Shkodra janë më të prekurat. Prej 72 orësh territori i qarkut të Shkodrës ka qenë i përfshirë nga reshjet. Në Vaun e Dejës situata është më më problematike. Përroi Glin dhe lumi Gjadër kanë dalë nga shtrati duke lënë të dëmtuar infrastrukturën rrugore në lagje dhe në qytet. Reshjet e shiut vijojnë dhe në bashkinë e Malësisë së Madhe, ku përroi i thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *