Detaje të reja janë bërë publike rreth laboratorit që u gjet në Frakull të Fierit pak ditë më parë. Vlera e “pluhurit të bardhë” ishte rreth 40 milion euro.
Ndërsa ditën e sotme bëhet e ditur se 25-vjeçari Denilson Çervanaku informonte të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati për çdo lëvizje të tijën.
Ndërsa kjo e fundit komunikonte me porositësit e mallit, përmes email-it, prandaj sipas prokurorëve ajo ka një rol kryesor në gjithë rrjetin. Enxhi është vajza e Genc Ferhatit, një nga bosat e rrugës së Kavajës.
16 Gusht 2022
Denilson Çervanaku komunikon me të fejuarën e tij, Enxhi Ferhati.
D.Ç: Po iki te lagjja të ha një hamburger, të pi një kafe. Do vij në shtëpi se duhet me i bo edhe një herë nga fillimi të gjitha letrat.
E.F: Si me i bo?
D. Ç: Me i bo dhe një herë të gjitha, se nuk janë siç duhet.
E. F: Kush me i bo?
D. Ç: Ata andej, të na i nisin tamam.
E. F: A ti dha ai ashtu.
D. Ç: Po, pra, po si kanë plotësu dhe ata tamam siç duhet, se kanë vënë ata motër ….. gabime, kanë futur dy prodhuesa. S’dimë kush është prodhuesi tani. Po ja u … robt dhe atyre. U sa më kanë acaru.
E. F: Ok, se flasim kur të vish.
D. Ç: I thashë ‘Lushnjarit’, or vlla më ço një numër telefoni. Ti marr në telefon ata anej, të flas or vlla, se s’po merremi vesh. Ti them si ta bëj.
E.F: Po s’flet dot, se ato s’dinë anglisht mirë.
D. Ç: Ore mos është noi shqiptar, që është shoku i tyre që rri atje.
Pasi rregulluan dokumentacionin dhe malli më në fund mbërriti në Shqipëri, në një komunikim tjetër, Denilsoni dhe e fejuara e tij, Enxhi, tashmë shfaqen shumë të lumtur. Pasi më në fund në orën 10.00 në aeroport do të mbërrinte ‘Lushi’, Nikolin Gjolena.