Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Klinikën Gjinekologjike të Prishtinës.
Një grua 35 vjeçare, shtatzënë në muajt e fundit ka ndërruar jetë pasi u qëllua nga bashkëshorti i saj.
Ky i fundit pas aktit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur në oborrin e klinikës ndërsa ende nuk dihet arsyeja pse burri e ka bërë këtë veprim.
Pas ngjarjes klinika është mbyllur, ndërsa policia po heton ngjarjen. Mjekët njoftuan se nuk arritën dot të shpëtonin as beben.