Ajo është një ndë moderatoret më të dashura shqiptare, edhe për faktin ndoshta se ka qenë drejtuese e një programi ku ndihmoheshin shqiptarët. Bëhet fjalë për gazetaren dhe prezantuesen Ola Bruko që ndër vite është pjesë e ekranit.
Së fundmi mediat rozë kanë zbuluar se martesa e saj me bashkëshortin, me të cilin kanë dy fëmijë, ka marrë fund. Kjo është zbuluar pasi në profilin e saj në Instagram ku ka më shumë se 100 mijë ndjekës prej kohësh mungojnë fotot me partnerin.
Hera e fundit që ajo është parë të postojë ka qenë në fund të 2019, pra rreth tre vite më parë. Gjithashtu edhe pse më parë mbante mbiemrin e Andi Papaprokos, tani mban vetëm mbiemrin e saj Ola Bruko.
Edhe pse prej ditësh përflitet për divorcin e saj në mediat rozë, gazetarja nuk ka preferuar të bëjë asnjë reagim.