Qarku i Vlorës është gjithashtu një nga zonat e prekura nga moti i keq. Stuhia dhe rehsjte e dendura të shiut gjatë orëve të mbrëmjes kanë bërë që të pezullohet sërish lundrimi detar. Prej 3 ditësh si pasojë e stuhive lundrimi është pezulluar derisa të neutralizohet situata e motit të keq. Sakaq mësohet se, probleme janë hasur edhe në Brataj teksa ka patur prezencë të inerteve në akset rrugore dhe rrëshqitje masive gurësh por deri tani nuk janë hasur probleme.
Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç