Moti i keq në Korçë/ 15 fshatra mbeten pa drita, asnjë masë për rregullimin e problemit

Rreth 15 fshatratë njësisë administrative Lozhan dhe Maliq, Dardhas në Pogradec dhe Libonik në bashkinë e Maliqit në Korçë kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e motit të keq. Mësohet se energjia elektrike mungon edhe në disa fshatra të zonës malore. Gjithashtu, prej mbrëmjes së djeshme një ndërprerje të energjisë ka pasur në fshatrat e njësisë administrative të Moglicës. Mësohet se deri më tani nuk janë marrë masa për rregullimin e defektit në kabinate elektrike në këto fshatra dhe nuk dihet sesa do të zgjasë kjo situatë.

Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *