Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku ka humbur jetën një 19-vjeçar shqiptar gjatë punës.
Korrespondenti i Panorama.al raporton se bëhet fjalë për të riun nga fshati Fishtë i Lezhës, Aurel Doda.
Ai ka qenë duke punuar në sektorin e ndërtimit, kur është aksidentuar duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
I riu 19-vjeçar ishte djalë i vetëm i familjes Doda dhe kishte pak muaj që kishte shkuar si emigrant në Itali.