Elton Kila, i njohur ndryshe si Oti i Elbasanit, i ka dërguar një letër Arben Krajës dhe kërkon të dëshmojë e të sqarojë pozitën e tij në disa ngjarje që kanë ndodhur në Elbasan. Emri i tij ka dalë dy herë si “objektiv” për tu eliminuar fizikisht nga grupe kriminale.
Të dyja tentativat për vrasjen e tij kanë dështuar, pasi ai nuk ka qenë pranë pikave ku vrasësit me pagesë kishin planifikuar për ta hequr qafe. Gazetari Artan Hoxha, ka treguar këtë martë se Elton Kila deri tani nuk është thirrur për të dëshmuar në SPAK. Po ashtu, ai ka kërkuar dhe urdhër mbrojtje për familjen, por nuk e ka marrë.
Oti i Elbasanit i drejtohet drejtuesit të SPAK, Arben Kraja, se është informuar nga mediat që është i rrezikuar për tu vrarë. Ai mes të tjerash thekson se ka mësuar se është nën monitorim për t’u vrarë nga grupi i financuar nga Erjon Alibej.
“Kërkojë të japë shpjegime për të sqaruar pozitën time. Kam bërë kërkesë tej ju, me datë 10.11.2022 dhe në polici për te me ofruar mbrojtje. Jam njeri që dua të vazhdojë rutinën e jetës time. Baba i dy vajzave. Kërkoj të vazhdoj jetën time”, shkruhet ndër të tjera në letrën e Elton Kilës, drejtuar kreut të SPAK, siç raporton Abc News.
Disa ditë më parë gazetari Artan Hoxha u ndal tek arrestimi i Xhafer Deliut, në fillim të muajit tetor, i cili u kap me gjysmë kilogram drogë të fortë, heroinë. Hoxha shtoi se në celularin e tij janë gjetur foto dhe biseda bindëse se në Elbasan do të kryheshin dy goditje për të eliminuar dy persona të njohur në këtë qytet.
“Më 10 tetor në Elbasan u ndalua një person, i njohur si Xhafer Deliu. Gjatë kontrollit në banesë i është gjetur edhe gjysmë kilogrami heroinë. Ky person kur është ndaluar se ka qenë edhe në arrest shtëpie. Në telefonin e tij u gjenden biseda se po përgatiteshin dy vrasje me pagesë. Pra dy atentate”, u shpreh gazetari.
Mes të tjerash gazetari ka theksuar se Xhafer Deliu ka pasur në celularin e tij, kontakte me Arben Spahiun, kunatin e Erion Alibejt në Elbasan.
“Kishte kontakte me Arben Spahiun, kunatin e Erion Alibeaj, apo njohur si vëllai i Spahiut që u vra në Belgjikë. Ka pasur kontakte mes Xhafer Deliut dhe Arben Spahiut.”
Sipas Hoxhës, në celularin e Xhafer Deliut janë gjetur foto të Dine Çamit dhe Otit të Elbasanit. Ai theksoi se është shumë e qartë që kjo është një hakmarrje që tentohet të kryhet për shkak të masakrës së Bradasheshit.
“Në celularin e tij, u gjetën foto të Abedin Mema, apo Dine Çami. Dine Çami u shpall në kërkim për operacionin “Plumbi i Artë”, që u rrëfyer Dumani. Thuhet se Dine Çami është burri i tezes së Kelit të Kombinati edhe ky në kërkim për shkak se akuzohet për masakrën e Bradasheshit. Keli i Kombinatit është në Dubai i lirë atje. Meqë nuk e gjejnë dot kanë dashur të godasin Abedin Memën. Dukej që ishte atentat ndaj tij për hakmarrje. Është gjetur edhe foto të Otit të Elbasanit, që do ta vriste vetë Nuredin Dumani. Janë gjetur foto.”
Hoxha duke u ndalur tek kjo ngjarje e rëndë ka theksuar se Oti i Elbasanit është hera e dytë që kërkohet të eliminohet. Ai sipas Hoxhës, ka kërkuar mbrojtje, por shteti nuk e ka thirrur as për të dëshmuar për ngjarje të tilla.
Arrestimi i Xhafer Deliut nga Policia
“Kur janë pyetur pse i ka foto, Xhafer Deliu ka thënë se kam njohje por më pas rezultoi se janë përdorur nga grupi që po organizohet për goditjen e radhës për të vrarë Abedin Memën dhe Elton Kilën (Otin e Elbasanit). Otit të Elbasanit, është hera e dytë që i del emri për tu ekzekutuar.
Ai ka kërkuar mbrojtje për vetë dhe për familjen. Por ai, as nuk është thirrur për të dëshmuar. Është hera e dytë që tentojnë ta vrasin. Hakmarrja është për masakrën e Bradasheshit dhe Andi Zylyfit. Kjo është për të marrë hak për vrasjen e Indrit Alibeajt.”
“Del, se kush e kërkon eliminimin e Elton Kilës. Është për hakmarrje për Bradasheshin. Pse nuk e pyesin? Është e dyta herë që kërkohet të eliminohet. Henrik Hoxha e priti gjithë ditën por nuk kishte ardhur në vendin ku do kryhej vrasja. 200 mijë euro u paguan. Edhe këtë herë u gjet grupi që do e eliminonte. Minimalisht të merret në pyetje se nuk është marrë”, përmbylli Artan Hoxha.