Banorët e fshatit në Korçë dalin në protestë: Kemi ujë vetëm 1 orë në ditë

Banorët e fshatit Kuç të Zi në bashkinë e Korçës kanë protestuar paraditen e së martës për mungesën e ujit. Në prononcime për OraNews, ata shprehen se bashkia është përgjegjëse për këtë gjë, pasi kanë keqmenaxhuar situatën, ndërsa thanë se jetesa është bërë e papërbashkueshme. Janë 900 banorë të fshatit, të cilët kanë treguar se vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

“Nuk është mjaftueshëm për një banor në fshat, sepse 5 % mund të jetë uji për të pirë dhe 95 % shërben për nevoja të tjera. Kemi bagëti, kemi shtëpi private dhe uji është i nevojshëm. Sot po protestojmë se nuk kemi ujë, një javë ishim pa ujë fare. Shkova për të mbushur diku larg .Ne kemi gjithë kohën pa ujë, nga momenti që e ka marrë Bashkia, ne nuk kemi ujë,” thanë ata.

“Që nga momenti që e ka marrë Bashkia, nuk janë zënë njëherë burimet me dorë. Ka arritur uji sa njëçerek ore uji në ditë. Uji mos më keq. Nga moment që e ka marr Bashkia, më përpara kishim. Na thanë do t’ju plotësojmë 24 orë me ujë. 24 orë uji, nuk ka, ta harrojmë atë ëndërr, i paguaj të gjitha, i kemi për detyrë. Po kur s’kemi ujë për të larë fytyrën, ç’na mbetet tjetër?- thotë një tjetër banor.

“Ti marrim, ti vetëmenaxhojmë, siç i kemi vetëmenaxhuar,”- shton një tjetër.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *