Aktori i njohur Çun Lajçi dhe gruaja e tij kanë qenë mbrëmjen e djeshme viktima të dhunës në familje. Ata janë kanosur me thikë nga djali i tyre 38 vjeçar, i cili më pas ka plagosur dhe veten duke marrë lëndime në trup.
Sipas informacioneve të para, mediat në Kosovë shkruajnë se i dyshuari L.L., përveç kanosjes, ka shkatërruar dhe disa gjëra në shtëpinë e familjes e më pas ka qëlluar veten me thikë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, palët janë shoqëruar në stacion policor dhe kanë përshkruar atë se çfarë kishte ndodhur, ndërsa thika e përdorur nga i dyshuari është konfiskuar. Djali i Lajçit ka qenë në gjendje të dehur, e konfirmuar më pas përmes alkotestit.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për “Dhunë në familje” dhe ndalimin e të dyshuarit për 48 orë