Një aksident i rëndë ndodhi më 11 dhjetor, rreth orës 18:50, në lagjen nr. 1, Pogradec në zonën e ish Rodeo-s.
Shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, aksidentoi shtetasin A. V., rreth 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili menjëherë u dërgua në spital për shkak të plagëve të marra. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, ditën e sotme kanë dalë pamjet e aksidentit ku shoferi shihet teksa ka përplasur 30 vjeçarin dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes.