U kërcënua me thikë nga i biri, aktori Çun Lajçi: I mirë, i keq, ai është djali im

Aktori i njohur Çun Lajçi ka reaguar pas lajmeve se ai dhe bashkëshortja janë kërcênuar me thikë nga djali 38 vjeçar.

Aktori thotë se lajmet janë të ekzagjeruara, dhe sipas tij djali ka qenë në gjendje të dehur.

Reagimi i plotë i Çun Lajçit:

Kundërpërgjigje

—portaleve që për nji cent e therin njeriun!
Por edhe policisë që mizën e ban buall!

E vërteta asht se djali ishte i dehur! I kishte thye gotat me dorë dhe i rridhte gjak. Unë e thirra policinë që t’merret me rastin, tue u frigua se mund ta sulmonte dikend, apo edhe mua si prind!

Tani:

Si ka mundësi që për nji cent ma shumë tentoni ta shkatërroni nji familje tue i shtrembnue t’vërtetat!

Djali asht i imi e alkoholi asht i shtetit e shoqnia për nji cent të vritka!
Faleminderit që brengoseni, por djali asht i imi, i mirë i keq ky që asht!

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *