Reperi i njohur Noizy ka reaguar ashpër pasi fotografia e tij është përdorur gjatë një loje në emisionin e moderatores, Luana Vjollca.
Në një postim në rrjetin e tij social, madje nuk kanë munguar as ofendimet, duke iu drejtuar prezantueses “më keni çarë trapin me këto krahasimet”, ku i kërkon që foto e tij të mos përdoret më gjatë lojës.
Ai u shpreh se “s’është në garë me këlyshë, që ngelën duke e vrarë”. “O Luana Vjollca me fal per shprehjen po me keni ça trapin me kto krahasimet, ma hiq foton nga aty se ngelen tu m’vra 🤭ket mund ta thoja dhe privat po ajd mo..
Pytjet i beni shume te neveritshme doni vetem sherre me ndodh, se Cfar ndodh me rrepistat me Vone ste plas bytha ty, a rrifen a vriten a shahen, ty te intereson emisioni me ber fam në tiktok, Hiqe foton time nga aty se sjam ngara me klysha”, shkruan Noizy.