Burrë dhe grua kanë mbërritur me urgjencë në Spitalin e Pogradecit, pasi dyshohet se kishin konsumuar aksidentalisht lëndë kimike helmuese.
Bëhet fjalë për shtetasin B. O., rreth 42 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen V. O., rreth 40 vjeçe, banues në fshatin Blacë.Deri më tani raportohet se ata kanë rrëfyer se ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht pasi e kishin ngatërruar lëndën helmuese me shishen e uthullit.
Lajmin e bëri të ditur vetë policia përmes një njoftimi, ku thuhet se të dy këta shtetas ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 20.12.2022, në spitalin e Pogradecit kanë shkuar për mjekim shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. O., rreth 40 vjeçe, banues në fshatin Blacë, Pogradec, të cilët dyshohet se aksidentalisht kanë konsumuar lëndë kimike helmuese (herbicid). Të dy këta shtetas ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.