Gjeli “arratiset” nga tryezat, qytetari: Kalamajve do u çoj foton, ta shohin aty!

Këtë fundviti, gjeli i detit do të mungojë në tryezat festive të shumë familjeve durrsake. Çmimet e larta, kriza ekonomike dhe të ardhurat e pakta e bëjnë të vështirë blerjen e tij.

– I patë gjelat e detit, po s’bletë. Pse?

– Shumë shtrenjtë. 13 mijë kilja. Gjynah. S’kemi fuqi. 50 mijë lekë na dha Rama. Kushton 100 mijë lekë. Na futën në dhe të gjallë na futën. Vjen 10 kg peshë e gjallë. Me se ta marrësh?!”- thanë banorët

“S’arrijmë dot. I shoh dhe iki. Kënaqemi për vit të ri me të parë.”- shprehet gruaja.

“S’kemi financë. 152 mijë lekë pension. Nuk na del gjë, as mua, as gruas. Po i shoh. Cc’të bëj të vras veten?!

– Duke shpresuar që vitin tjetër do e blesh?

– Ishallah kemi vdek!”- thanë ata.

Çmimi i gjelit të detit është rritur ndjeshëm në krahasim me një vit më parë, kur blihej 700-800 lekë/kg peshë e gjallë. Nuk janë vetëm pensionistët që e kanë të pamundur blerjen e tij.

“Shumë shtrenjtë. 11 mijë lekë kilogrami peshë e gjallë për gjelat e detit dhe 13 mijë për pulat. Nuk i kemi mundësitë t’i marrim. Ashtu i thashë dhe atij: T’i bëj një foto e tua çoj kalamajve dhe ta shohin për vit të ri para tavolinës… vjet e blemë. Këtë vit, e papërballueshme.”

Edhe tregtarët e gjelave ndjehen keq për fuqinë e ulët blerëse në treg, pasi kanë bërë shpenzime të shumta për rritjen e tyre.

“Vij nga Kavaja. Ngaqë është kosto e lartë rritet dhe çmimi. I ushqej me misër dhe ulli. Janë terreni, jo stalle.”

I pakënaqur nga tregu këtë vit, edhe Flamuri vjen çdo ditë nga Sektori Rinia për të shitur gjelat e tij në Durrës.

“Dobët se nuk ka blerës. Edhe ushqimi ka qenë i shtrenjtë. Shtrenjtë është. Ata nuk kanë mundësi me e marrë. Nuk e di çdo bëhet.”

Fermerë nga zona të ndryshme të Shqipërisë së Mesme dhe Myzeqeja udhëtojnë çdo ditë drejt Durrësit me shpresën se fuqia blerëse në një qytet të madh do të jetë më e lartë dhe të paktën do të mund të mbulojnë shpenzimet e bëra.

Marrë nga TOPCHANNEL

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *