Sherr në pedonalen e Korçës, babë e bir zihen me grushta me njëri-tjetrin

Një sherr mes babë e bir është regjistruar mbrëmjen e sotme në pedonalen e qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se ata janë konfliktuar me grushta dhe për të ndaluar agravimin e sherrit në një tragjedi është dashur ndërhyrja e policisë.

Mësohet se të dy shtetasit, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, ndodhen në spital pasi kanë marrë lëndime të shumta.

Burime për mediat bëjnë me dije se personat janë të pastrehë ndërsa arsyet e sherrit janë të paqarta.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *