Klienti i pakënaqur me shërbimin në Lushnje, plagos rëndë me thikë 22 vjeçarin

Një 66 vjeçar i cili ka goditur me thikë një 22 vjeçar në një fast food, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup, është arrestuar sot nga Policia e Lushnjës.

Në momentin e konfliktit, bëhet me dije se 66 vjeçari Agim Cili ka qenë në gjendje të dehur, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur.

“Goditi me thikë 22-vjeçarin, gjatë një konflikti të çastit, vihet në pranga autori.

Rreth orës 12:40, në ambientet e një fast food-i, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. C., 66 vjeç, në gjendje të dehur, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. M., 22 vjeç, kamarier në këtë fast food.Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar shtetasin A. C., në Komisariat.Shtetasi L. M. po merr mjekim në spitalin e Lushnjës.Po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *