ITALI, BIANCAVILLA (KATANIA)- 10 persona janë përfshirë në një përleshje të dhunshme në Piazza Roma në qendër duke i shkaktuar njëri-tjetrit lëndime fizike. Grupi, i cili u përfshi në zënkë u identifikua nga kamerat e sigurisë në zonë.
Shkak i përplasjes raportohet të jetë fejesa mes një vajzë 18-vjeçare shqiptare me një 21-vjeçar me origjinë marokene.Mediat italiane shkruajnë se prej disa muajsh kjo marrëdhënie sentimentale kundërshtohej hapur nga familja e vajzës pasi nuk pranonin që vajza e tyre të dashuronte një djalë me origjinë marokene, madje ata i kanë fyer rëndë dy të rinjtë.
Përplasja ndodhi teksa dy të dashurit po dilnin për darkë, ku ndodhej dhe motra e shqiptares, duke kaluar nëpër Piazza Roma hasën në disa të afërm të 18-vjeçares shqiptare, të cilët nisën menjëherë me ofendime. Në atë moment vajza, në përpjekje për të qetësuar familjarët u kërkoi që të ndalonin, por një grua e kapi nga flokët dhe e gjuajti me shuplakë.
I njëjti fat e priti edhe të riun maroken, i cili megjithatë pasi u godit nga xhaxhai, në përpjekje për t’u mbrojtur, mori një shtyllë prej gize në rrugë dhe filloi ta tundte në drejtim të burrit, por pa e goditur megjithatë.
Gjatë përleshjes, u shfaqën befas nga hiçi anëtarët e tjerë të familjes së xhaxhait dhe gruas së tij, përfshirë një 32-vjeçar, i cili në një qëndrim kërcënues kishte nxjerrë një thikë nga xhepi dhe një 37-vjeçar që filloi t’i gjuante çiftit të ri me shishe birre.
Dhe përforcimet nuk kanë të ndalur, në vendngjarje shkuan dhe të afërm të tjerë shqiptarë, të cilët iu kthyen të pranishme me shqelma dhe grushte.
Në mes të përplasjes , çifti arritën të shpëtonin nga agresioni, 18-vjeçarja shqiptare dhe motra e saj u strehuan në shtëpinë e tyre dhe i dashur u largua po ashtu.
Disa sulmues (32-vjeçari, 37-vjeçari dhe 23-vjeçari), duke menduar të gjenin të riun maroken, shkuan në apartamentin e vajzave në rrugën “Vittorio Emanuele”, duke thyer derën kryesore dhe shkatërruar disa mobilje.