Ditën e sotme është zhvilluar sërish një protestë nga punonjësit e fasonerisë së Devollit.
Kjo ishte dita e dytë e protestës së tyre, pasi një protestë e tillë u mbajt edhe ditën e djeshme.
Sipas burimeve për Gazetën Panorama, ata po protestojnë për të rikthyer në punë kryetaren e sindikatës.
Pas takimit me inspektoriatin e punës në ditën e parë të protestës, u arrit një marrveshje për të marrë edhe pjesën e mbetur nga rroga që iu ishte shkurtuar, por sot gratë kanë dalë në mbështetje të Mirës (kryetares së sindikatës).
Gjithashtu gratë janë duke protestuar edhe për kushtët e punës.
Ndërkohë bëhet me dije se Inspektoriati i Punës ka pezulluar punën e subjektit deri në një njoftim të dytë.
Kujtojmë se nuk është hera e parë që kjo fasoneri përballet me protestën e punonjësve, pasi vitin e kaluar, gratë u ngritën disa herë në protestë për kushtet e punës dhe për pagën.