Dalin në dritë detaje të reja nga vdekja e 53-vjeçarit Italian në fshatin Cerkovinë të Vlorës.
Sipas burimeve bëhet me dije se 53 vjeçari dyshohet se ka patur probleme me bashkëshorten, ku kjo e fundit ishte larguar drejt Italisë.
Më pas Amurro, thonë banorët bashkëjetonte me një tjetër shtetase.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 18:00, në fshatin Cerkovinë, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku banonte, shtetasi italian D. A., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.